Aksion policor në shtëpinë e ish-kryetares së Tetovës Teuta Arifi
Operacion I befasishëm policor në shtëpinë e ish kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në orët e vona të mbrëmjes, forca policore iu drejtuan shtëpisë së Arifit pas një sërë dyshimesh lidhur me djalin e saj të mitur, 16 vjeçar, i dyshuar për shitje te lëndëve narkotike. Nga burimet policore, sasi e lëndëve narkotike […]
Operacion I befasishëm policor në shtëpinë e ish kryetares së Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Në orët e vona të mbrëmjes, forca policore iu drejtuan shtëpisë së Arifit pas një sërë dyshimesh lidhur me djalin e saj të mitur, 16 vjeçar, i dyshuar për shitje te lëndëve narkotike.
Nga burimet policore, sasi e lëndëve narkotike ka qenë e konsiderueshme, dhe nga konstatimet, e gatshme dhe e paketuar për shitje. Policia ka gjetur në shtëpinë e të miturit, qese të gatshme, 120 gram marihuanë, të mbyllura me zinxhir, e gatshme për shitje dhe 1,5 gramë kokaine e pastër.
Në versionin e policisë theksohet se më datë 16.4.2026 në ora 22:05, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 16-vjeçar nga Tetova, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale sipas nenit 215 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në një lokal në Tetovë, të kryer me pëlqimin e pronarit, të cilin i mituri e shfrytëzonte me qira, janë gjetur dhe sekuestruar 34 paketime me marihuanë, një kuti dhe një qese me marihuanë, një paketim me lëndë pluhuri të bardhë.
I mituri është ndaluar në stacionin policor dhe në prani të prindit me të do të zhvillohet bisedë zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të dorëzohet kallëzim përkatës.
Sipas informatave, djali i Teuta Arifit është shoqëruar në polici, edhe nga njëri prej prindërve të tij, gjykatës aktual në Gjykatën Supreme.
https://www.facebook.com/watch/?v=1276825000612037