Aktivistja holandeze, Anke Gerrits, që prej vitesh ndihmon fëmijët kosovarë me kan`cer, nderohet nga mbreti i Holandës
Aktivistja holandeze, Anke Gerrits, e cila është edhe themeluese e “Care for Kosovo Kids”, një organizatë për të ndihmuar fëmijët kosovarë me kancer, është nderuar nga mbreti i Holandës, King Willem-Alexander. Gerrits është vlerësuar për punën e saj të palodhur duke mundësuar ndihmën shëndetësore për fëmijët e Kosovës me kancer. “Një njohje e merituar e
Aktivistja holandeze, Anke Gerrits, e cila është edhe themeluese e “Care for Kosovo Kids”, një organizatë për të ndihmuar fëmijët kosovarë me kancer, është nderuar nga mbreti i Holandës, King Willem-Alexander.
Gerrits është vlerësuar për punën e saj të palodhur duke mundësuar ndihmën shëndetësore për fëmijët e Kosovës me kancer.
“Një njohje e merituar e ndikimit disa vjeçar”, shkruan organizata që Gerrits drejton.
Edhe ambasadori kosovar në Holandë, Dren Doli, ka uruar Gerrits për nderimin që i është bërë nga mbreti holandez./Express/