Alban Zogaj: Vendi po shkon në zgjedhje për shkak të kryeneçësisë së Albin Kurtit
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në Gazeta tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve si pasojë e kryeneçësisë së fituesit të zgjedhjeve dhe mungesës së qasjes konstruktive për zgjidhjen e ngërçit politik, pra kryeministrit Albin Kurti. Sipas tij, mungesa e vullnetit për kompromis po e pamundëson arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme


Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alban Zogaj në Gazeta tha se vendi po shkon drejt zgjedhjeve si pasojë e kryeneçësisë së fituesit të zgjedhjeve dhe mungesës së qasjes konstruktive për zgjidhjen e ngërçit politik, pra kryeministrit Albin Kurti.
Sipas tij, mungesa e vullnetit për kompromis po e pamundëson arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme, duke e çuar situatën drejt zgjedhjeve të reja.
“Vendi në zgjedhje po shkon për shkak të kryeneçësisë së fituesit të zgjedhjeve, i cili nuk ka qasje pozitive dhe konstruktive për të ardhur deri te zgjidhja e ngërçit”, tha Zogaj në Gazeta.
Ai shtoi se qytetarët janë duke e ndjekur dhe vlerësuar situatën politike, duke thënë se publiku po e kupton përgjegjësinë për zhvillimet aktuale.
“Andaj qytetari duhet me pa këtë, dhe besoj se është duke e pa dhe e vlerëson”, tha ai.
Deklarata e plotë: https://youtu.be/8SwpL4oTI8k
