Albina Kelmendi rrëfen përvojën e saj personale: Kam kaluar një operacion në gji, jam ballafaquar vetë
Në një intervistë në Prive By Liberta Spahiu, Albina Kelmendi ka ndarë një rrëfim të hapur dhe të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke treguar një periudhë të vështirë që përjetoi vitin e kaluar. Në këtë rrëfim të drejtpërdrejtë, këngëtarja shqiptare ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni në gji. “Ne shpesh i kushtojmë […]

Në një intervistë në Prive By Liberta Spahiu, Albina Kelmendi ka ndarë një rrëfim të hapur dhe të ndjeshëm nga jeta e saj personale, duke treguar një periudhë të vështirë që përjetoi vitin e kaluar.
Në këtë rrëfim të drejtpërdrejtë, këngëtarja shqiptare ka zbuluar se i është nënshtruar një operacioni në gji.
“Ne shpesh i kushtojmë vëmendje vetëm punës dhe arritjeve profesionale, dhe harrojmë që shëndeti është mbi të gjitha. Për fat të mirë, rezultatet e analizave kanë dalë mirë dhe nuk ka rezultuar diçka serioze. Megjithatë, më është dashur të bëj këtë operacion”, ka treguar Albina.
Ajo shton se kjo përvojë e ka mësuar të kujdeset më shumë për veten dhe shëndetin e saj: “Kjo eksperiencë më ka shërbyer si mësim i madh”.
“Tashmë i kryej rregullisht analizat dhe kontrollat e nevojshme”, tha ajo.
Rrëfimi i Albinës, i guximshëm dhe i sinqertë, është një kujtesë e rëndësishme për publikun mbi nevojën për të vlerësuar dhe përkujdesur shëndetin personal, pavarësisht ritmit të ngjeshur të jetës profesionale.
