Albina Kelmendit i vdes personi i dashur, i preku të gjithë me fjalët e dhimbshme për të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka njoftuar me hidhërim ndarjen nga jeta të vjehrrit të saj, Milazim Vataj. Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një fotografi me të ndjerin. Në mesazhin e saj, Albina Kelmendi e ka përshkruar vjehrrin si një njeri të rrallë, […]

Nëntor 9, 2025 - 00:30
 0
Albina Kelmendit i vdes personi i dashur, i preku të gjithë me fjalët e dhimbshme për të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Albina Kelmendi, ka njoftuar me hidhërim ndarjen nga jeta të vjehrrit të saj, Milazim Vataj.

Ajo e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau edhe një fotografi me të ndjerin.

Në mesazhin e saj, Albina Kelmendi e ka përshkruar vjehrrin si një njeri të rrallë, duke theksuar kontributin e tij për vendin dhe familjen:

“Sot u nda nga jeta vjehrri im, Milazim Vataj, një njeri i rrallë që i dha shumë vendit dhe familjes së tij. Ushtar i përkushtuar që jetoi me nder, me zemër të madhe dhe me shpirt sakrifice.

“Do të kujtojmë gjithmonë buzëqeshjen e tij, fjalët e urta dhe krenarinë me të cilën përballonte çdo sfidë,” shkroi mes tjerash Albina në postimin e saj.

Screenshot