Arsyetimi i Gjykatës për masën e paraburgimit ndaj Astrit Isufit: Mund të arratiset apo përsëris veprën
Gjykata Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Naim dhe Driton Morina, nga fshati Gollubovc i Malishevës. Në njoftimin e Gjykatës thuhet se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e


Gjykata Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Naim dhe Driton Morina, nga fshati Gollubovc i Malishevës.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer dy vepra penale: “vrasje e rëndë” dhe “mbajtje e armës pa leje/autorizim”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në ambientet e QKUK-së në Prishtinë (për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit), ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin në fjalë, ngase me gjetjen e mundshme të të pandehurit në liri ekziston mundësia reale që i njëjti të pengojë rrjedhën e procedurës penale duke u arratisur, ndikuar te të dëmtuarit apo duke e përsëritur veprën penale”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji, i cili do të llogaritet prej kohës së arrestimit më 7 nëntor 2025 dhe do të zgjasë deri më 6 dhjetor 2025.
