Alesha Dixon ndan rrugët me partnerin pas 18 vitesh, por ende jeton me të

Alesha Dixon ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej 18 vitesh, Azuka Ononye. Pavarësisht ndarjes, dyshja ende jetojnë bashkë për hir të vajzave të tyre, Azura dhe Anaya. Burime pranë yllit të “Britain’s Got Talent” thanë për The Sun se Dixon po përpiqet të menaxhojë situatën sa më mirë, shkruan DailyMail. Së fundmi, ajo kaloi […]

Mars 24, 2025 - 12:00
 0  5
Alesha Dixon ndan rrugët me partnerin pas 18 vitesh, por ende jeton me të

Alesha Dixon ka konfirmuar ndarjen nga partneri i saj prej 18 vitesh, Azuka Ononye.

Pavarësisht ndarjes, dyshja ende jetojnë bashkë për hir të vajzave të tyre, Azura dhe Anaya.

Burime pranë yllit të “Britain’s Got Talent” thanë për The Sun se Dixon po përpiqet të menaxhojë situatën sa më mirë, shkruan DailyMail.

Së fundmi, ajo kaloi pushime me miqtë në Xhamajka për të marrë një shkëputje nga rutina e saj e ngjeshur.

Thuhet se marrëdhënia e tyre ishte kthyer në një miqësi përpara ndarjes.

Ata u panë për herë të fundit së bashku në një event në korrik 2023, ndërsa në rrjetet sociale nuk kanë publikuar fotografi me njëri-tjetrin prej muajsh.

Megjithëse u përfol se ishin martuar fshehurazi në 2017, ata kurrë nuk e konfirmuan këtë.

Për momentin, të dy vazhdojnë të bashkëprindërojnë dhe të ruajnë një marrëdhënie të respektueshme për hir të fëmijëve të tyre.