Sydney Sweeney shijon safari në Afrikë mes thashethemeve për ndarje
Sydney Sweeney u pa duke shijuar një udhëtim safari me mikeshat e saj në Afrikë, mes spekulimeve për një krizë në fejesën e saj me producentin Jonathan Davino. Aktorja 27-vjeçare ndau fotografi dhe video nga udhëtimi i saj “të egër” në Instagram, duke pozuar me veshje safari nga Miu Miu dhe duke shijuar natyrën afrikane. […]

Aktorja 27-vjeçare ndau fotografi dhe video nga udhëtimi i saj “të egër” në Instagram, duke pozuar me veshje safari nga Miu Miu dhe duke shijuar natyrën afrikane.
Ajo publikoi momente relaksuese me mikeshat e saj, por Davino mungonte në çdo imazh, duke shtuar më tej dyshimet për marrëdhënien e tyre, shkruan DailyMail.
Sipas raportimeve, Sweeney dhe Davino, të fejuar prej 2022-shit, kanë shtyrë dasmën e planifikuar për maj, fillimisht për shkak të angazhimeve të tyre profesionale.
Ndërkohë, aktorja ka fshirë një fotografi të tyre nga rrjetet sociale, duke nxitur spekulime për një ndarje të mundshme.
Çifti ka qenë së bashku që nga viti 2018 dhe ka ruajtur një profil të ulët në lidhjen e tyre.
Megjithatë, me mungesën e unazës në fotografitë e fundit dhe heshtjen për statusin e marrëdhënies së tyre, thashethemet për ndarjen vazhdojnë të intensifikohen.