Ali Ahmeti bën homazhe për 5 Majin: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit

Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, duke bërë homazhe në Kërçovë. Ahmeti ka njoftuar se ka vendosur kurora lulesh dhe ka bërë nderime në Kompleksin memorial “...

maj 5, 2026 - 16:01
Ali Ahmeti bën homazhe për 5 Majin: Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit

Lideri i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përkujtuar 5 Majin – Ditën e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar, duke bërë homazhe në Kërçovë.

Ahmeti ka njoftuar se ka vendosur kurora lulesh dhe ka bërë nderime në Kompleksin memorial “Nëna Shqiptare”, si dhe pranë varrit të bashkëluftëtarit të tij, Gafurr Zendeli.

“Në këtë ditë me peshë të veçantë historike e kombëtare, u përkula me nderim para veprës së tyre të pavdekshme, duke rikujtuar se liria dhe dinjiteti që gëzojmë sot janë fryt i gjakut dhe përkushtimit të tyre”, ka theksuar Ahmeti.

Ai ka shtuar se kujtimi i dëshmorëve mbetet frymëzim i përhershëm për brezat, duke e cilësuar sakrificën e tyre si themel të lirisë dhe shtetndërtimit.

Në fund, lideri i BDI-së ka përcjellë mesazhin: “Lavdi e përjetshme të gjithë dëshmorëve të kombit shqiptar!”. (INA)


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.