Ali Ahmeti fton shqiptarët nga të gjitha trojet në protestën kundër Speciales

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ftuar shqiptarët nga të gjitha trojet që të marrin pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale, të premten në Tiranë, duke theksuar se do të jetë edhe vetë aty për të mbrojtur të vërtetën e UÇK-së. “Nga Kosova që ngriti pushkën për liri, deri në Maqedoninë

tetor 14, 2025 - 21:00
 0
Ali Ahmeti fton shqiptarët nga të gjitha trojet në protestën kundër Speciales
Ali Ahmeti fton shqiptarët nga të gjitha trojet në protestën kundër Speciales

Ali Ahmeti fton shqiptarët nga të gjitha trojet në protestën kundër Speciales

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka ftuar shqiptarët nga të gjitha trojet që të marrin pjesë në protestën kundër Gjykatës Speciale, të premten në Tiranë, duke theksuar se do të jetë edhe vetë aty për të mbrojtur të vërtetën e UÇK-së.

“Nga Kosova që ngriti pushkën për liri, deri në Maqedoninë e Veriut që mbajti gjallë idealin kombëtar; nga Shqipëria që u bë strehë e shpresës, deri në çdo cep të diasporës ku rreh një zemër shqiptare, të gjithë si një trup, si një zë, si një shpirt: BASHKË! Drejtësi për çlirimtarët tanë!”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Njëri nga themeluesit e UÇK-së tha se të premten, nga ora 17:00, në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, “do të buçasë nga zemrat e bashkuara të një kombi që nuk harron kërkesa për drejtësi!”, derisa potencoi se do të jetë në protestë “për të nderuar sakrificën, për të mbrojtur të vërtetën, për të dëshmuar se gjaku i derdhur për liri nuk harrohet, nuk nëpërkëmbet, nuk gjykohet padrejtësisht!”.

Sot, më shumë se kurrë, thotë ai, është koha të themi me zë të lartë se liria ka emër dhe ai emër është UÇK. “Sepse UÇK-ja nuk është vetëm histori, ajo është gjaku ynë, krenaria jonë, amaneti ynë!”.

Ndryshe, Ahmeti ka pezulluar të gjitha aktivitetet elektorale të premten në ditën kur përmbyllet fushata për zgjedhjet lokale të 19 tetorit në Maqedoni të Veriut, vetëm e vetëm për të marrë pjesë në protestën kundër Speciales.Siç njoftoi Hysni Gucati, kreu i Organizatës së Veteranëve të dalur nga Lufta e UÇK-së, Ahmeti do të jetë njëri nga folësit e kësaj proteste, derisa konfirmoi edhe pjesëmarrjen e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. ((Indeksonline.net)