KQZ-ja çudit edhe internetin, 200 milionë klikime e asnjë bllokim

As mbi 200 milionë klikimet brenda 24 orëve në uebfaqen e saj, nuk e dobësuan për asnjë sekondë faqen zyrtare të KQZ-së. Me një vonesë mesatare prej vetëm 0.6 sekondash, rezultatet u shpërndanë pa asnjë pengesë teknike, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në 2025-ën. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në një

tetor 14, 2025 - 21:00
 0
KQZ-ja çudit edhe internetin, 200 milionë klikime e asnjë bllokim
KQZ-ja çudit edhe internetin, 200 milionë klikime e asnjë bllokim

KQZ-ja çudit edhe internetin, 200 milionë klikime e asnjë bllokim

As mbi 200 milionë klikimet brenda 24 orëve në uebfaqen e saj, nuk e dobësuan për asnjë sekondë faqen zyrtare të KQZ-së.

Me një vonesë mesatare prej vetëm 0.6 sekondash, rezultatet u shpërndanë pa asnjë pengesë teknike, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit në 2025-ën.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, në një konferencë për media, pas mbylljes së kutive të votimit, theksoi se për të adresuar sfidat e hasura gjatë zgjedhjeve të përgjithshme në muajin shkurt të këtij viti, veçanërisht ato që lidhen me përpilimin dhe publikimin e votave, kanë bashkëpunuar me një kompani ndërkombëtare me seli në Mbretërinë e Bashkuar.

E krejt kjo, ngase softueri i kësaj faqe, qe komplet i ri dhe i ndërtuar nga fillimi, duke nisur punën intensive në të prej 1 gushtit të këtij viti.

Risia, ishte pjesë e një projekti trevjeçar britanik që do të zhvillohet në Kosovë dhe ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në vend.

Në një intervistë ekskluzive për Kiks Kosovën, foli edhe vet David Smith, profesionist i sigurisë kibernetike me mbi 20 vjet përvojë dhe përfaqësues i Kompanisë BAE Systems Digital Intelligence me qendrën në Londër, njësia e së cilës përfshihet në projektin e Ballkanit me mbi 5 mijë eksperta.

Smith, ndau detaje të projektit britanik, që para 3 muajve filloi së zbatuari në Kosovë dhe për 3 vjetët e ardhshme do të punojnë së bashku me Kompaninë kosovare “Arcus” në fushën e sigurisë kibernetike.

Projekti trevjeçar që do të zhvillohet në vendin tonë, sipas Behar Fazliut, pronar i Arcus, nuk definon që në fillim se saktësisht në cilat pjesë do të punojnë, por pasi shohin se ku ka nevojë për përmirësime, atëherë marrin iniciativën për ta rregulluar.

Sipas Fazliut, sistemi i faqes së KQZ-së është ndërtuar nga pika zero në një afat prej dy muajsh.

Njohësi i sigurisë kibernetike tha për Kiks Kosovën që standardi me të cilin është ndërtuar faqja e re e KQZ-së, është i njëjtë si ai me të cilin funksionon edhe qeveria angleze.

Koha e reagimit të sistemit, sipas Fazliut ishte vetëm 0.4 sekonda, ndërsa vonesa më e gjatë 0.6 sekonda.

Projekti nuk do të marrë fund tani që kanë përfunduar zgjedhjet.

Kjo ngase edhe në 3 vjetët e ardhshme David Smith do të vazhdoj të implementojë këtë projekt në vendin tonë, në bashkëpunim me kompaninë Arcus.

Por çka ndodhi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të këtij viti?

Sipas Behar Fazliut, softueri i KQZ-së nuk ka qenë në gjendje që të përballojë zgjedhje të tilla.

Në anën tjetër, Smith shprehet i kënaqur që ka fatin të punojë në Kosovë, kjo ngase sipas tij Kosova është vend shumë premtues në fushën e teknologjisë./klankosova.tv