Ali Ahmeti nderohet sërish në Tiranë me një çmim prestigjioz
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, u nderua sot nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”. “Kryetari z.Ali Ahmeti The post Ali Ahmeti nderohet sërish në Tiranë me një çmim prestigjioz appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), z. Ali Ahmeti, u nderua sot nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) me titullin e lartë akademik “Doctor Honoris Causa”.
“Kryetari z.Ali Ahmeti në Universitetin Europian të Tiranës, u nderua me çmimin Doctor Honoris Causa, për rolin e tij në sigurimin e të drejtave të shqiptarëve, promovimin e paqes dhe avancimin e integrimit euroatlantik në Maqedoninë e Veriut”, tha drejtuesi i Institutit Abdylhaqim Ademi pranë BDI-së, Valdet Xhaferi.
“Ky vlerësim i jepet z. Ahmeti për rolin e tij të jashtëzakonshëm në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, si dhe për kontributin e pandërprerë në promovimin e paqes dhe procesin e integrimit euroatlantik të Maqedonisë së Veriut”, njoftuan nga UET.
Në motivacionin zyrtar theksohet se Ali Ahmeti ka luajtur një rol historik në sigurimin e barazisë së shqiptarëve në Maqedoni të Veriut dhe ka qenë një zë i fuqishëm në mbështetje të rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Europian dhe NATO-s.
Ky titull është ndër nderimet më të larta akademike që i jepet një personaliteti publik, duke e radhitur Ahmetin mes figurave të shquara kombëtare që kanë lënë gjurmë në proceset politike, shoqërore dhe integruese të shqiptarëve dhe të rajonit. Gazeta Flaka
The post Ali Ahmeti nderohet sërish në Tiranë me një çmim prestigjioz appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
