Rezultate alarmante për transparencën në Gostivar
Raporti më i fundit për Indeksin e Transparencës Aktive 2025, i publikuar në shtator, ka nxjerrë në pah një gjendje alarmante për komunën e Gostivarit. Brenda vetëm një viti, Gostivari The post Rezultate alarmante për transparencën në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Raporti më i fundit për Indeksin e Transparencës Aktive 2025, i publikuar në shtator, ka nxjerrë në pah një gjendje alarmante për komunën e Gostivarit. Brenda vetëm një viti, Gostivari ka rënë me –10 pikë përqindje, duke u renditur në vendin e 91-të me rezultat 58.6%, nga gjithsej 101 institucione shtetërore të përfshira.
“Kjo është një nga rëniet më të mëdha në nivel republikan dhe dëshmon qartë se në Komunën e Gostivarit mungon qeverisja e hapur, përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe vullneti për të ofruar llogaridhënie,” thuhet në reagimin e shtabit zgjedhor të kandidatit të pavarur, Visar Ademi.
Në kontrast me këtë rënie, komuna e Bërvenicës është vlerësuar me 94.2% dhe Tetova me 81.4%, duke treguar se transparenca është e realizueshme kur ka menaxhim të përgjegjshëm. Gostivari, për fat të keq, është radhitur pranë komunave më pak transparente si Bogovina (49.3%) dhe Vrapçishti (43.7%).
“Kjo situatë nuk është vetëm një statistikë – qytetarët e Gostivarit e përjetojnë çdo ditë. Vendime të fshehura, mungesë informacioni për shpenzimet e buxhetit, mungesë kontrolli mbi resurset publike, kjo është gjendja e sotme e komunës sonë,” ka deklaruar Ademi.
Në këtë kuadër, shtabi i tij ka përmendur edhe një fakt tjetër të rëndë:
“Kryetari aktual i komunës nuk ka dorëzuar deklaratën për gjendjen financiare – Listën Anketuese, një obligim ligjor për çdo bartës të funksioneve publike. Pyetja që shtrojmë publikisht është: pse nuk e ka dorëzuar?”
Premtimi i Visar Ademit: Gostivari të pastrohet
Kandidati i pavarur për kryetar komune thekson se misioni i tij dhe i ekipit është që Gostivari të kthehet në një model transparence dhe llogaridhënieje.
“Gostivari duhet të pastrohet:
– Nga korrupsioni, për një komunë të ndershme me llogaridhënie të plotë.
– Nga mbeturinat, për një qytet të pastër dhe të shëndetshëm.
– Nga qentë endacakë, për një mjedis të sigurt për fëmijët dhe qytetarët.”
Ademi shton se transparenca dhe pastërtia janë themeli i besimit mes qytetarëve dhe pushtetit lokal.
“Pa to, nuk mund të ketë zhvillim, progres apo mirëqenie. Më 19 tetor qytetarët do të kenë mundësi të zgjedhin një rrugë tjetër: një komunë të hapur dhe të ndershme, një pushtet që i shërben qytetarëve, dhe një Gostivar të pastruar nga korrupsioni, mbeturinat dhe qentë endacakë,” përfundon deklarata e shtabit të Visar Ademit.
The post Rezultate alarmante për transparencën në Gostivar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .