Ali Ahmeti nga Manastiri: Maqedoninë e gjetëm pa asgjë, e lamë me kryeministër shqiptar
Gjatë takimit me qytetarët në Manastir, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka theksuar rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që ka kaluar Maqedonia e Veriut. Ahmeti, duke iu referuar periudhës para se BDI të merrte udhëheqjen, theksoi se Maqedonia e Veriut ishte një shtet i lënë pas dore, ndërsa tani, siç tha […]
Gjatë takimit me qytetarët në Manastir, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka theksuar rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë që ka kaluar Maqedonia e Veriut.
Ahmeti, duke iu referuar periudhës para se BDI të merrte udhëheqjen, theksoi se Maqedonia e Veriut ishte një shtet i lënë pas dore, ndërsa tani, siç tha ai, “e lamë me Kryeministër shqiptar”, një arritje që dëshmon angazhimin e shqiptarëve për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
Statusi i plotë në Facebook:
Maqedoninë e Veriut e gjetëm pa asgjë, e lamë me Kryeministër shqiptar.
Sot në Manastir në mbledhjen me Popullin, organizuar nga Dega e Manastirit.
Para qindra të pranishmëve theksova se para se BDI të merrte udhëheqjen, Maqedonia e Veriut ishte një shtet i lënë pas dore apo e gjetëm pa asgjë, kurse e lamë me Kryeministër shqiptar, një arritje që dëshmon angazhimin e shqiptarëve për të kontribuar në zhvillimin e vendit.
Shqiptarët asnjëherë nuk kanë kërkuar luftë për universitet, gjuhë dhe flamur, por ato u imponuan për shkak të kushteve të padrejtësisë dhe diskriminimit.
Edhe në momentet më të vështira të historisë, shqiptarët qëndruan të bashkuar, ndarjet që janë bërë herë pas here vetëm kanë sjellë dëm dhe destabilizim për vendin.
Shqiptarët janë një popull pa mendësi ndarëse, por herë pas here u imponuan ndasi të padrejta. Ndaj, tani duhet të bashkohemi për të ruajtur stabilitetin e vendit dhe karakterin multietnik të Maqedonisë së Veriut. Ky vend është i të gjithëve, shqiptarëve, maqedonasve dhe të gjitha grupeve etnike
BDI është një parti misionare dhe konsistente në qëndrimet e saj, duke u angazhuar për vetingun e politikanëve, hetimin e pasurisë së tyre dhe përpjekje të tjera për të forcuar sundimin e ligjit dhe besimin e qytetarëve tek institucionet.
Ne do të vazhdojmë përkushtimin tonë për ruajtjen e stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë së Veriut, duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt për të gjithë qytetarët, pa dallim etnie, dhe duke punuar për forcimin e institucioneve dhe sundimin e ligjit.