Është publikuar paketa e parë e thirrjeve në kuadër të programit Evropa Digjitale 2025

Është shpallur pakoja e parë e thirrjeve të ardhshme në kuadër të programit “Evropa Digjitale”, informoi në konferencën e sotme për media ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski, transmeton Portalb.mk. Në këto konkurse do të mund të marrin pjesë kompani, administrata publike dhe subjekte të tjera nga vendet anëtare të BE-së dhe EFTA-s, si dhe […]

Prill 11, 2025 - 09:00
 0  7
Është publikuar paketa e parë e thirrjeve në kuadër të programit Evropa Digjitale 2025
Foto: Ministria e Transformimit Digjital

Është shpallur pakoja e parë e thirrjeve të ardhshme në kuadër të programit “Evropa Digjitale”, informoi në konferencën e sotme për media ministri i transformimit digjital Stefan Andonovski, transmeton Portalb.mk.

Në këto konkurse do të mund të marrin pjesë kompani, administrata publike dhe subjekte të tjera nga vendet anëtare të BE-së dhe EFTA-s, si dhe nga vendet e treta që janë pjesë e “Evropës Digjitale”, përfshirë Maqedoninë e Veriut.

Me këtë, Komisioni Evropian ka ndarë 1.3 miliardë euro për projekte në fushën e inteligjencës artificiale, sigurisë kibernetike dhe aftësive digjitale.

“Sot kam mundësinë t’ju informoj për një mundësi të shkëlqyer që në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe të mundësuar nga Ministria e Transformimit Digjital, po ua ofrojmë përfaqësuesve të sektorit privat (ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha), odave ekonomike, institucioneve akademike të të gjitha niveleve, sektorit joqeveritar dhe institucioneve publike”, theksoi Andonovski.

Qeveria për të dytin vit radhazi po mundëson pjesëmarrjen e të interesuarve në këtë program.

Andonovski gjithashtu theksoi se të gjitha palët e interesuara duhet të dërgojnë elaborat në ministri me të dhënat e nevojshme të publikuara në ueb-faqen e MTD-së dhe të dërguar në adresën [email protected], jo më vonë se 3 maj 2025.

“Më lejoni të informoj qendrat e interesuara të inovacionit digjital se sot Ministria ka nisur Thirrjen Publike për qendrat e interesuara të inovacionit digjital për të marrë pjesë në konsolidimin e rrjetit të Qendrave Evropiane të Inovacionit Digjital (EDIHs) me fokus të zgjeruar në inteligjencën artificiale (AI). Financimi i EDIH vjen nga 50% bashkëfinancim nga Programi i Evropës Digjitale , kurse për 50% të mbetur aplikantët duhet të sigurojnë burime të qëndrueshme të bashkëfinancimit”, shtoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

Më shumë informacion rreth thirrjeve mund të gjeni në këtë link.