Taravari: Ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet! Tragjedia në Koçan na ka vënë në një provë të rëndë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, edhe pse ditët e zyrtare të zisë përfundojnë sot, dhimbja dhe shqetësimi mbeten. Taravari tha se, Tragjedia në Koçan, i vendosi para një sprove të rëndë njerëzit, institucionet por edhe sistemin shëndetësor, por siç tha, do të vazhdojnë të jenë pranë pacientëve, me gjithë dijen, vëmendjen dhe përgjegjësinë […] The post Taravari: Ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet! Tragjedia në Koçan na ka vënë në një provë të rëndë appeared first on InfoShqip.com.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se, edhe pse ditët e zyrtare të zisë përfundojnë sot, dhimbja dhe shqetësimi mbeten. Taravari tha se, Tragjedia në Koçan, i vendosi para një sprove të rëndë njerëzit, institucionet por edhe sistemin shëndetësor, por siç tha, do të vazhdojnë të jenë pranë pacientëve, me gjithë dijen, vëmendjen dhe përgjegjësinë që meritojnë.
“Edhe pse ditët zyrtare të zije shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet e qetë, e thellë dhe personale. Por me të, shqetësimi mbetet.
Kjo tragjedi na ka vënë në një provë të rëndë si njerëz, si institucione, si sistem shëndetësor. Por edhe më shumë, ajo na ka bashkuar në një mision të përbashkët: të bëjmë gjithçka që është e mundur për çdo jetë që vazhdon të luftojë.
Aktualisht gjendja e pacientëve që përkujdesen në spitalet e Maqedonisë është stabile. Ky është rezultat i një reagimi në kohë, i angazhimit të të gjithë sistemit shëndetësor dhe i sakrificës së madhe të ekipeve mjekësore, profesionistëve që punojnë me përkushtim dhe njerëzim çdo ditë.
Mbetemi në koordinim të vazhdueshëm me klinikat në shtetet fqinje e mike, ku po trajtohen disa nga të lënduarit më rëndë. Ne e presim me padurim ditën kur të mundemi, me krenari dhe lehtësim të madh, të njoftojmë se ata po kthehen në shtëpi, një nga një. Shpresojmë që numri i tyre të rritet dita ditës.
Falenderoj sinqerisht të gjithë qytetarët, si ata në vend ashtu edhe ata që jetojnë jashtë vendit, institucionet, organizatat dhe puntorët e shëndetësisë që kanë kontribuar me ekspertizë, logjistikë, kujdes dhe empati. Çdo dorë ndihmëse është e vlefshme.
Ne do të vazhdojmë të jemi aty ku duhet më shumë, pranë pacientëve, me gjithë dijen, vëmendjen dhe përgjegjësinë që meritojnë”, tha Arben Taravari.
The post Taravari: Ditët zyrtare të zisë shtetërore përfundojnë sot, dhimbja mbetet! Tragjedia në Koçan na ka vënë në një provë të rëndë appeared first on InfoShqip.com.