Ali Ahmeti: Nuk duam kthim pas, duam paqe, barazi dhe drejtësi për çdo qytetar
Gjatë tubimit në Studeniçan, Ahmeti theksoi se shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin mbrapa dhe nuk do të heshtin ndaj padrejtësive, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim ndëretnik, por The post Ali Ahmeti: Nuk duam kthim pas, duam paqe, barazi dhe drejtësi për çdo qytetar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Gjatë tubimit në Studeniçan, Ahmeti theksoi se shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin mbrapa dhe nuk do të heshtin ndaj padrejtësive, duke bërë thirrje për unitet dhe bashkëpunim ndëretnik, por mbi baza të barazisë dhe respektit të ndërsjellë.
“Ne nuk duam ndasi, por bashkëjetesë të ndershme. Politikanët e rinj duhet të lexojnë historinë, ajo ka qenë e dhimbshme për të gjithë. Ne duam të ndërtojmë një të ardhme me respekt dhe dinjitet për çdo qytetar” ,u shpreh Ahmeti para përkrahësve.
Ali Ahmeti ka bërë thirrje për veting në radhët e gjyqësorit dhe politikës. Ai tha se janë të pabaza akuzat se gjykatësit dhe prokurorët aktual janë të BDI-së, duke thënë se janë zgjedhur nga VMRO dhe LSDM-ja.
“Ka edhe nga koha e komunizmit”, tha Ahmeti.
Prandaj ne kërkuam veting, tha Ahmeti duke kërkuar që të futen në skaner të gjithë politikanët.
“Le të nisin nga unë, me zotëri Selën, por aman i treti le të jetë Mickoski e Zoran Zaevi”, tha Ahmeti.
The post Ali Ahmeti: Nuk duam kthim pas, duam paqe, barazi dhe drejtësi për çdo qytetar appeared first on Flaka, në çdo lajm... .