VLEN: BDI/AKI dështoi në Batincë, Studeniçani meriton ndryshim

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar pas tubimit të BDI/AKI-së në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, duke e cilësuar si një dështim të madh. Në reagim thuhet se edhe pse The post VLEN: BDI/AKI dështoi në Batincë, Studeniçani meriton ndryshim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 5, 2025 - 01:01
 0
VLEN: BDI/AKI dështoi në Batincë, Studeniçani meriton ndryshim

Koalicioni opozitar VLEN ka reaguar pas tubimit të BDI/AKI-së në fshatin Batincë të Komunës së Studeniçanit, duke e cilësuar si një dështim të madh.

Në reagim thuhet se edhe pse lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, priti që xhemati të dilte nga xhamia pas namazit të akshamit për të krijuar përshtypjen e pjesëmarrjes më të madhe, nuk arriti ta fshehë dështimin.

Sipas VLEN-it, Komuna e Studeniçanit nuk ka pasur rëndësi për BDI/AKI-në dhe kandidatin Azem Sadiku, të cilin e akuzojnë se gjithmonë e ka shndërruar këtë komunë në “kurbane të pazareve politike”.

“Për herë të parë, Komunës së Studeniçanit i ofrohet një zgjidhje me VLEN – ndryshimin e vërtetë, me Sedat Bislimin”, theksohet në reagim.

The post VLEN: BDI/AKI dështoi në Batincë, Studeniçani meriton ndryshim appeared first on Flaka, në çdo lajm... .