Ali Ahmeti uron Kosovën dhe Vetëvendosjen për fitoren zgjedhore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, duke e vlerësuar atë si të lirë, të ndershëm dhe plotësisht demokratik. The post Ali Ahmeti uron Kosovën dhe Vetëvendosjen për fitoren zgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka përgëzuar qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor, duke e vlerësuar atë si të lirë, të ndershëm dhe plotësisht demokratik.
“I përgëzoj qytetarët e Republikës së Kosovës për procesin zgjedhor në të cilin dëshmuan maturi dhe pjekuri të lartë demokratike. U zhvillua një proces i lirë, i ndershëm dhe plotësisht demokratik, në përputhje me standardet evropiane, duke konfirmuar forcën e institucioneve dhe vullnetin e lirë të qytetarëve të Kosovës”, ka deklaruar Ahmeti.
Ai ka uruar Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti për fitoren e arritur në zgjedhje.
“Urime Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Albin Kurti për fitoren e shënuar! Kosova ka nevojë për stabilitet, zhvillim dhe vizion të qartë shtetëror, në shërbim të qytetarëve të saj”, është shprehur Ahmeti.
Duke theksuar angazhimin e tij për çështjen e Kosovës, Ahmeti ka nënvizuar rëndësinë e orientimit strategjik euroatlantik.
“Si dikush që ka dhënë kontribut për lirinë e Kosovës dhe që beson thellë në të ardhmen e saj, dëshiroj që Kosova të ecë përpara me hapa të sigurt, duke forcuar aleancën e saj strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian”, ka thënë ai.
Sipas Ahmetit, kjo rrugë është garancia për stabilitet afatgjatë.
“Kjo është rruga që garanton paqe, zhvillim dhe një të ardhme të sigurt për brezat që vijnë. Kosova e lirë, e fortë dhe e zhvilluar, ka qenë dhe mbetet ëndrra jonë e përbashkët”, ka përfunduar Ahmeti.
The post Ali Ahmeti uron Kosovën dhe Vetëvendosjen për fitoren zgjedhore appeared first on Flaka, në çdo lajm... .