Kosova, Britania dhe Irlanda e Veriut me marrëveshje për shkëmbim të informacionit të klasifikuar
Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e 283-të me radhë. Kjo mbledhje u zhvillua në formë elektronike, ku u morën edhe tri vendime. Në mesin e tyre është miratuar Nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Shkëmbim


Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhjen e 283-të me radhë. Kjo mbledhje u zhvillua në formë elektronike, ku u morën edhe tri vendime.
Në mesin e tyre është miratuar Nisma për lidhjen e Marrëveshjes së Përgjithshme të Sigurisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut për Shkëmbim dhe Mbrojtje të Ndërsjellë të Informacionit të Klasifikuar.
Dy pika tjera që janë miratuar janë:
-Miratuar Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit Kombëtare të Arteve;
-Miratuar Rregulloren për Programin, Përmbajtjen, Mënyrën dhe Procedurat e Organizimit, Trajnimit Profesional për Zyrtarë Arkivorë.
