Ali Ahmeti: Zëri dhe angazhimi i grave është themeli i çdo fitoreje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë ka zhvilluar një takim në Tetovë me gra nga të gjitha shtresat e shoqërisë – nënat, motrat dhe vajzat shqiptare të The post Ali Ahmeti: Zëri dhe angazhimi i grave është themeli i çdo fitoreje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 9, 2025 - 12:30
 0
Ali Ahmeti: Zëri dhe angazhimi i grave është themeli i çdo fitoreje

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, mbrëmë ka zhvilluar një takim në Tetovë me gra nga të gjitha shtresat e shoqërisë – nënat, motrat dhe vajzat shqiptare të këtij qyteti.

“Mbrëmë në Tetovë u takova me nënat, motrat dhe vajzat tona, forca e shpirtit dhe zemra e qëndresës shqiptare,” shkroi Ahmeti në një reagim në rrjetet sociale.

Ai theksoi se roli i grave shqiptare është themelor në çdo arritje shoqërore dhe politike. “Zëri dhe angazhimi i grave është themeli i çdo fitoreje dhe garancia e së ardhmes sonë të përbashkët,” shtoi lideri i BDI-së.

Ahmeti u shpreh se bashkë me gratë e Tetovës ndan vizionin për një shoqëri me më shumë barazi, dinjitet dhe zhvillim. “Me gratë e Tetovës, drejt një vizioni të përbashkët për barazi, dinjitet dhe zhvillim,” theksoi ai.

Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të BDI-së në prag të zgjedhjeve lokale, ku fokusi u vu në rritjen e pjesëmarrjes së grave në jetën publike dhe politike të vendit. Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti: Zëri dhe angazhimi i grave është themeli i çdo fitoreje appeared first on Flaka, në çdo lajm... .