Ambasada në Bruksel hapi dyert për diasporën, inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e votës
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel sot ka hapur dyert për të pritur të gjithë votuesit e regjistruar për votim në përfaqësinë tonë diplomatike. Sipas një njoftimi nga ana e kësaj ambasade, bëhet ditur e procesi ka nisur me kohë, duke inkurajuar votuesit të dalin e të votojnë. “Procesi i votimit ka nisur me
![Ambasada në Bruksel hapi dyert për diasporën, inkurajohen të ushtrojnë të drejtën e votës](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721413-ambasada-ne-bruksel-hapi-dyert-per-diasporen-inkurajohen-te-ushtrojne-te-drejten-e-votes.png)
![ambasada-ne-bruksel-hapi-dyert-per-diasporen,-inkurajohen-te-ushtrojne-te-drejten-e-votes](https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/02/721413-ambasada-ne-bruksel-hapi-dyert-per-diasporen-inkurajohen-te-ushtrojne-te-drejten-e-votes.png)
Ambasada e Republikës së Kosovës në Bruksel sot ka hapur dyert për të pritur të gjithë votuesit e regjistruar për votim në përfaqësinë tonë diplomatike.
Sipas një njoftimi nga ana e kësaj ambasade, bëhet ditur e procesi ka nisur me kohë, duke inkurajuar votuesit të dalin e të votojnë.
“Procesi i votimit ka nisur me kohë, në ora 07:00, dhe do të vazhdojë deri në ora 19:00. Inkurajohen të gjithë votuesit e regjistruar për votim në Ambasadën në Bruksel që ta ushtrojnë këtë të drejtë dhe obligim qytetar”.
“Sipas udhëzimeve të KQZ-së, secili votues i regjistruar duhet ta ketë me vete edhe një dokument identifikimi të Republikës së Kosovës, letërnjoftimin, pasaportën ose lejen e vozitjes”, thuhet në njoftim.