Arrestohen dhjetë persona në Gjakovë, ishin duke luajtur bixhoz të paligjshëm

Policia në Gjakovë në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ka realizuar një operacion, pas pranimit të informatave të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në këtë qytet. Në njoftimin e policisë thuhet se me të marrë informatën, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ekzekutuar urdhër-kontrollin në

Mars 22, 2025 - 14:01
 0  6
Arrestohen dhjetë persona në Gjakovë, ishin duke luajtur bixhoz të paligjshëm
arrestohen-dhjete-persona-ne-gjakove,-ishin-duke-luajtur-bixhoz-te-paligjshem

arrestohen-dhjete-persona-ne-gjakove,-ishin-duke-luajtur-bixhoz-te-paligjshem

Policia në Gjakovë në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës ka realizuar një operacion, pas pranimit të informatave të besueshme për organizimin e bixhozit të paligjshëm në një objekt banesor në këtë qytet.

Në njoftimin e policisë thuhet se me të marrë informatën, policia ka ndërmarrë veprime të menjëhershme duke ekzekutuar urdhër-kontrollin në dy lokacione të dyshuara.

“Si rezultat i këtij aksioni, janë arrestuar dhjetë persona të dyshuar (meshkuj të moshës madhore), të cilët, pas intervistimit në prani të avokatëve mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, përderisa rasti po hetohet në drejtim të veprave penale: ‘Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm’, ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij operacioni, njësitë policore kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

  • Tre aparate të lojërave të fatit (APEX),
  • Rreth 6 mijë euro dhe disa qindra të tjera në valuta të ndryshme të vendeve të tjera,
  • “Qipa të pokerit” dhe letra bixhozi,
  • Një pistoletë me një karikator.