Haradinaj: Plani ynë për Kosovën fituese është anëtarësimit direkt në NATO

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së, ka zhvilluar takimin e radhës me kryesinë e Aleancës. Gjatë këtij takimi, Haradinaj thekson se plani i tyre për Kosovës fituese do të jetë, anëtarësimi direkt në NATO. “Me Kryesinë e Aleancës, konfirmuam gatishmërinë tonë për të udhëhequr ndryshimin për të cilin Kosova ka nevojë. Me një ekip

dhjetor 24, 2024 - 01:00
 0  4
Haradinaj: Plani ynë për Kosovën fituese është anëtarësimit direkt në NATO
haradinaj:-plani-yne-per-kosoven-fituese-eshte-anetaresimit-direkt-ne-nato

haradinaj:-plani-yne-per-kosoven-fituese-eshte-anetaresimit-direkt-ne-nato

Kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj nga radhët e AAK-së, ka zhvilluar takimin e radhës me kryesinë e Aleancës.

Gjatë këtij takimi, Haradinaj thekson se plani i tyre për Kosovës fituese do të jetë, anëtarësimi direkt në NATO.

“Me Kryesinë e Aleancës, konfirmuam gatishmërinë tonë për të udhëhequr ndryshimin për të cilin Kosova ka nevojë. Me një ekip të përkushtuar dhe një plan të qartë veprimi, jemi më të vendosur se kurrë për t’i dhënë vendit tonë drejtimin e duhur drejt zhvillimit dhe prosperitetit”

“Plani ynë për Kosovën Fituese është konkret dhe i realizueshëm. Përmes anëtarësimit direkt në NATO dhe zhvillimit të hovshëm ekonomik, do të sigurojmë një të ardhme të mirë për çdo qytetar. AAK me partnerët e koalicionit, janë e vetmja forcë politike që ofron zgjidhje reale për sfidat aktuale të vendit”, ka shkruar Haradinaj.