Ambasadori Hovenier: Mirënjohje për rolin e EULEX-it në mbështetjen e sundimit të ligjit
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shprehu mirënjohjen e tij për shefin e Misionit të EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano, dhe për të gjithë ekipin e EULEX-it për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë. Hovenier theksoi rëndësinë e rolit të EULEX-it në promovimin e
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shprehu mirënjohjen e tij për shefin e Misionit të EULEX-it, gjeneral major Giovanni Pietro Barbano, dhe për të gjithë ekipin e EULEX-it për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë.
Hovenier theksoi rëndësinë e rolit të EULEX-it në promovimin e llogaridhënies, të drejtave të njeriut dhe luftës kundër korrupsionit, duke vlerësuar partneritetin dhe bashkëpunimin e ngushtë mes institucioneve ndërkombëtare dhe atyre vendore, transmeton klankosova.tv.
”Bashkëpunimi dhe partneriteti ynë do të vazhdojë”, u shpreh ambasadori, duke riafirmuar angazhimin e përbashkët për forcimin e institucioneve dhe demokracisë në Kosovë.
Grateful to @EulexHoM Major General Barbano and the EULEX mission here in Kosovo for supporting rule of law institutions and advocating for accountability, human rights, and the fight against corruption. Our cooperation and partnership will continue. pic.twitter.com/UaEOM5MUVl
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 18, 2024