Vetaksident në Istog – një veturë që u ndalë për të parë se çfarë ka ndodhur goditet nga një veturë tjetër

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Drejë të Istogut, ku si pasojë ka pësuar lëndime vozitësi. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. “Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe

dhjetor 7, 2024 - 14:00
 0  6
Vetaksident në Istog – një veturë që u ndalë për të parë se çfarë ka ndodhur goditet nga një veturë tjetër
vetaksident-ne-istog-–-nje-veture-qe-u-ndale-per-te-pare-se-cfare-ka-ndodhur-goditet-nga-nje-veture-tjeter

vetaksident-ne-istog-–-nje-veture-qe-u-ndale-per-te-pare-se-cfare-ka-ndodhur-goditet-nga-nje-veture-tjeter

Një vetaksident ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në fshatin Drejë të Istogut, ku si pasojë ka pësuar lëndime vozitësi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 2:51 të mëngjesit në Drejë të Istogut ka ndodhur një vetaksident, me ç’rast drejtuesi ka humbur kontrollin dhe ka goditur shtyllën elektrike. I lënduari është dërguar për në Emergjencë të Pejës dhe më pas është liruar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente, rasti është cilësuar vetaksident”, tha Gashi.

Gashi shtoi po ashtu se një veturë që është ndalur për të shikuar se çfarë ka ndodhur, e cila është goditur nga një makinë që nuk ka mundur ta ndalojë shpejtësinë.