Kallas: Dua të shoh avancim në procesin e zgjerimit të BE’së – Rajoni i Ballkanit është pjesë e familjes evropiane

Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë për politikë të Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se ky rajon i përket familjes evropiane, dhe se shtyrja përpara e kësaj është prioritet i saj personal. Në një deklarim për gazetarët para fillimit të samitit, ajo ka folur edhe për çështjen e

dhjetor 18, 2024 - 19:00
 0  6
Kallas: Dua të shoh avancim në procesin e zgjerimit të BE’së – Rajoni i Ballkanit është pjesë e familjes evropiane
kallas:-dua-te-shoh-avancim-ne-procesin-e-zgjerimit-te-be’se-–-rajoni-i-ballkanit-eshte-pjese-e-familjes-evropiane

kallas:-dua-te-shoh-avancim-ne-procesin-e-zgjerimit-te-be’se-–-rajoni-i-ballkanit-eshte-pjese-e-familjes-evropiane

Kaja Kallas, përfaqësuese e Lartë për politikë të Jashtme dhe të Sigurisë në Bashkimin Evropian, para samitit BE-Ballkani Perëndimor, ka deklaruar se ky rajon i përket familjes evropiane, dhe se shtyrja përpara e kësaj është prioritet i saj personal.

Në një deklarim për gazetarët para fillimit të samitit, ajo ka folur edhe për çështjen e zgjerimit të BE-së, pra për anëtarësimet e reja, duke përmendur Shqipërinë.

Lidhur me këtë, Kallas ka thënë se edhe ajo edhe Komisioni për Zgjerim duan që të shohin avancim në këtë proces gjatë 5 viteve të ardhshme.

‘‘Ballkani Perëndimor i përket familjes evropiane. Shtyrja e kësaj marrëdhënieje është një prioritet personal.

Ballkani Perëndimor është rajon shumë i rëndësishëm për Bashkimin Europian, ata i takojnë Europës nga aspekti gjeografik kësisoj është shumë e rëndësishme që ta shtyjmë përpara marrdhënien tonë. Sot do të diskutojmë planin e rritjes, po ashtu sot kemi nënshkruar marrëveshjen për siguri dhe mbrojtje me Shqipërinë, kështu që ka shumë hapësirë për bashkëpunim. Është e qartë që së bashku me Komisionin për zgjerim, dhe unë duam më të vërtetë të shohim avancim në procesin e zgjerimit ( e BE-së) gjatë këtij mandati 5 vjeçar që kemi, kështu që jemi të gatshëm të punojmë për këtë’’, ka thënë ajo mes tjerash.