Ambasadori i Shqipërisë në Shkup organizon iftar me diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka organizuar një mbrëmje iftari në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, ku morën pjesë diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë. The post Ambasadori i Shqipërisë në Shkup organizon iftar me diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 10, 2026 - 00:30
 0
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup organizon iftar me diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, ka organizuar një mbrëmje iftari në ambientet e Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, ku morën pjesë diplomatë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe studentë.

Në këtë mbrëmje ishin të pranishëm ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, përfaqësues nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe të rinj e përfaqësues të shoqërisë civile.

Të pranishëm ishin edhe presidentët e parlamenteve studentore të Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, përfaqësues të lëvizjes studentore, si dhe futbollistë të klubit KF Bashkimi.

“Një mbrëmje iftari e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Shkup. Mes miqsh dhe partnerësh: ambasadorët e Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Zvicrës, Spanjës dhe Suedisë, përfaqësues nga Ambasada e SHBA-së, si dhe të rinj e përfaqësues të shoqërisë civile”, ka shkruar ambasadori Meidani.

Ai shtoi se atmosfera e mbrëmjes ishte shumë miqësore dhe e ngrohtë.

“Një mbrëmje e ngrohtë mes bisedash të mira, respekti dhe miqësie. Agjërim të lehtë dhe të pranuar për të gjithë besimtarët”, theksoi Denion Meidani. Gazeta Flaka

The post Ambasadori i Shqipërisë në Shkup organizon iftar me diplomatë dhe përfaqësues të shoqërisë civile appeared first on Flaka, në çdo lajm... .