Operacion policor në Prizren kundër fajdesë, cak familja Kuzhnini – të dyshuarit sërish i shmangen arrestimit

Një operacion policor është zhvilluar së fundmi në Prizren, ku në shënjestër kanë qenë disa persona të dyshuar për veprën penale të fajdesë, të lidhur me familjen Kuzhnini. Operacioni është realizuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës në kuadër të hetimeve për aktivitetet e dyshuara të dhënies së parave me kamata të paligjshme, fenomen

Mars 16, 2026 - 15:00
 0
Operacion policor në Prizren kundër fajdesë, cak familja Kuzhnini – të dyshuarit sërish i shmangen arrestimit
operacion-policor-ne-prizren-kunder-fajdese,-cak-familja-kuzhnini-–-te-dyshuarit-serish-i-shmangen-arrestimit

operacion-policor-ne-prizren-kunder-fajdese,-cak-familja-kuzhnini-–-te-dyshuarit-serish-i-shmangen-arrestimit

Një operacion policor është zhvilluar së fundmi në Prizren, ku në shënjestër kanë qenë disa persona të dyshuar për veprën penale të fajdesë, të lidhur me familjen Kuzhnini.

Operacioni është realizuar nga njësitë kompetente të Policisë së Kosovës në kuadër të hetimeve për aktivitetet e dyshuara të dhënies së parave me kamata të paligjshme, fenomen që prej kohësh konsiderohet si një nga format më problematike të krimit ekonomik në vend. Sipas informacioneve nga burime të afërta me hetimin, gjatë këtij veprimi policor janë kryer bastisje në disa lokacione dhe objekte banimi, mirëpo edhe kësaj radhe personat kryesorë të dyshuar nuk janë gjetur në vendbanimet e tyre.

Ky nuk është operacioni i parë që lidhet me këtë rast. Veprime të ngjashme policore janë zhvilluar edhe më parë, por edhe atëherë të dyshuarit kishin arritur t’i shmangen arrestimit, çka ka ngritur dyshime se mund të ketë rrjedhje të informacionit para aksioneve policore. Operacioni i fundit ishte ndërmarrë pikërisht si rezultat i dështimeve të mëhershme për arrestimin e personave të dyshuar, duke u zhvendosur në kuadër të strukturave që merren me luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit në Policinë e Kosovës.

Megjithatë, edhe këtë herë operacioni nuk rezultoi me arrestimin e të dyshuarve kryesorë, të cilët dyshohet se sërish kanë arritur t’i shmangen përgjegjësisë dhe prangave të policisë. Rasti konsiderohet pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për luftimin e fajdesë, fenomen që prej kohësh është cilësuar nga autoritetet dhe ekspertët si një “kancer” që po dëmton rëndë shoqërinë dhe ekonominë në Kosovë. Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar, ndërsa pritet që institucionet e sigurisë të ndërmarrin veprime të tjera për të sjellë para drejtësisë personat e dyshuar.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali