Ana viktimë e vjedhjes në Shqipëri, mbetet pa gjërat e preferuara

Një situatë e papritur ka prishur pushimet verore të ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi. Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar të Vlorës, Ana është bërë viktimë e një vjedhjeje ku, sipas saj, i janë vjedhur dy nga çantat e saj më të preferuara si dhe çanta me të gjithë produktet e saj të […]

qershor 30, 2025 - 17:30
 0  2
Ana viktimë e vjedhjes në Shqipëri, mbetet pa gjërat e preferuara

Një situatë e papritur ka prishur pushimet verore të ish-banores së Big Brother VIP Kosova, Ana Ejupi.

Gjatë qëndrimit në qytetin bregdetar të Vlorës, Ana është bërë viktimë e një vjedhjeje ku, sipas saj, i janë vjedhur dy nga çantat e saj më të preferuara si dhe çanta me të gjithë produktet e saj të make-up-it.

Në një postim të ndarë në Instagram, Ana ka ndarë shqetësimin e saj me ndjekësit:

“Vajza! Këtë pushim mi kanë vjedhur 2 çantat e mia të preferuara edhe çantën time të kozmetikës me krejt kozmetikën që e kom pas…” – ka shkruar ajo, ndërsa kërkon ndihmë nga ndjekëset për të gjetur faqe në Kosovë që shesin make-up origjinal.

Ana dhe Kevin ishin duke shijuar disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar, por si duket jo gjithçka ka shkuar siç duhet.