Mickoski-Kos: Konfirmohet mbështetja e Komisionit Evropian për progresin e Rajonit në rrugën evropiane
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë dy-ditore në vend me rastin e Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Mickoski thekson se në takim u diskutua perspektiva […]

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski njofton se sot ka realizuar takim me Komisioneren Evropiane për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, e cila ndodhet në një vizitë dy-ditore në vend me rastin e Samitit të Liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Mickoski thekson se në takim u diskutua perspektiva evropiane e rajonit, me fokus në zbatimin e reformave, realizimin e Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe promovimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane.
“Theksova vendosmërinë e fortë të Qeverisë për t’u integruar në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave të konsiderueshme në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital.
Komisionerja Kos përshëndeti agjendën e reformave të Qeverisë dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për progresin e Rajonit në rrugën evropiane.
Theksova se takimi është një konfirmim i rolit të rritur të shtetit në proceset rajonale dhe evropiane, si dhe njohje e energjisë së re me të cilën Qeveria po udhëheq reformat dhe po krijon një të ardhme të parashikueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët”, njofton Mickoski.
