Analizat e Lajmit, shifra të larta shikueshmërie – 4 analizat e fundit mbi 500 mijë shikime!
Duke nisur nga fillimi i këtij viti, gazeta LAJM dhe Lajm.tv, për herë të parë në vend, ka nisur me një format ndryshe të analizave dhe komenteve me video për ngjarjet më të rëndësishme brenda dhe jashtë shtetit. Emra të njohur të gazetarisë në Shkup dhe njohës të mirë të zhvillimeve politike, si Ramadan Ramadani, […]

Duke nisur nga fillimi i këtij viti, gazeta LAJM dhe Lajm.tv, për herë të parë në vend, ka nisur me një format ndryshe të analizave dhe komenteve me video për ngjarjet më të rëndësishme brenda dhe jashtë shtetit.
Emra të njohur të gazetarisë në Shkup dhe njohës të mirë të zhvillimeve politike, si Ramadan Ramadani, Sefer Tahiri, Naser Selmani dhe Fejzi Hajdari përmes komenteve dhe analizave të tyre, japin vështrime të ndryshme për temat dhe zhvillimet e fundit.
Analizat incizohen dhe montohen sipas trendeve të fundit dhe me standarde profesionale, në studiot e gazetës LAJM.
Që kur ka nisur publikimi i tyre në platformat tona të internetit, këto analiza kanë kanë ngjallur interes të madh tek ndjekësit tanë në rrjetet sociale.
Vetëm 4 analizat e javës së kaluar dhe pjesët e ndara nga të njetat janë shikuar nga mbi 500 mijë shikues, në kanalet tona në Facebook, Tiktok, Yotube dhe Instragram.
Këto shifra janë shumë inkurajuese për ne si redaksi, pasi bëhet fjalë për komente dhe analiza të mirëfillta për zhvillimet të ndryshme në vend dhe rajon, dhe jo për lajme të Big Brother apo zhvillime tjera pa vlerë dhe pa asnjë interes për publikun.
Urojmë që të shtohen produktet me vlera dhe interes shoqëror në media!
Më poshtë ju sjellim linqet e analizave të javës së kaluar.
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/980160366888920
https://www.facebook.com/reel/1903209910213573
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/617484004326505
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/602680745881275
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1795877917834547
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/897549402455565
https://www.facebook.com/lajmtvonline/videos/1681584405761004
https://vm.tiktok.com/ZMkWVUmPk/
https://vm.tiktok.com/ZMkWVBcu4/
https://vm.tiktok.com/ZMkWVPyAB/
https://vm.tiktok.com/ZMkWVPyAB/
https://vm.tiktok.com/ZMkWV9HXN/