Ibrahimi: Diskursi antishqiptarë i ZNAM-it mund t`i kushtojë në zgjedhjet lokale…

Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi” ka komentuar edhe diskursin antishqiptarë të partisë ZNAM si dhe të ministrit Goran Mincev. Sipas tij, ZNAM është parti e vogël dhe e The post Ibrahimi: Diskursi antishqiptarë i ZNAM-it mund t`i kushtojë në zgjedhjet lokale… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 26, 2025 - 02:00
 0  4
Ibrahimi: Diskursi antishqiptarë i ZNAM-it mund t`i kushtojë në zgjedhjet lokale…

Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Dialog te Lajmi” ka komentuar edhe diskursin antishqiptarë të partisë ZNAM si dhe të ministrit Goran Mincev.

Sipas tij, ZNAM është parti e vogël dhe e parëndësishme në skenën politike, por deklaratat e tilla mund t`i kushtojnë shumë në zgjedhjet lokale, e sidomos në qytetin e Kumanovës.

“Unë gjykoj që ajo është diskursi që ajo ndërton partia ZNAM për shkak të nevojave të saj elektorale. Ata kanë nevojë që ta rrisin elektoratin e tyre dhe u del që nëqoftëse bëjnë këso sulme ndaj shqiptarëve rrisin elektoratin e tyre. Unë mendoj se kjo është e dëmshme në kuptim të bashkëfunksionimit në Qeveri, për shkak se ne do të duhej të funksionojmë mirë. Për shkak se ne jemi partner qeveritar. Nga ajo që unë e kam folur me kryeministrin dhe me eksponent tjerë kësaj qeverie, ai nuk është se gjen mbështetje te VMRO-DPMNE-ja dhe tek vet kryeministri. Kjo është thjesht për nevoja elektorale të partisë ZNAM që mundet ti sjell edhe dëm. Për shkak se ata e synojnë qytetin e Kumanovës në zgjedhje lokale. Kurse ky diskurs antishqiptarë mund ti sjell dëm për zgjedhjet lokale. Është thjesht në rrafsh të kalkulimeve politike që e bëjnë ata. Por, fundja ZNAM-i është një parti e vogël e parëndësishme e skenës dhe nuk është se ne po merremi shumë me atë se cfarë thotë ZNAM-i”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.

The post Ibrahimi: Diskursi antishqiptarë i ZNAM-it mund t`i kushtojë në zgjedhjet lokale… appeared first on Flaka, në çdo lajm... .