Angelina Jolie për fëmijët: Asnjëri prej tyre nuk dëshiron që të bëhet i famshëm

Gjatë paraqitjes në “Good Morning America”, Angelina Jolie, ndër të tjera ka folur për fëmijët e saj dhe ka treguar se cili prej tyre e vlerëson më shumë privatësinë. “Asnjë nga fëmijët e mi nuk dëshirojnë të jenë para kamerës tani. Ata janë mjaft privatë. Shiloh është një person jashtëzakonisht privat. Ata nuk kanë lindur […]

Nëntor 25, 2024 - 20:00
 0  6
Angelina Jolie për fëmijët: Asnjëri prej tyre nuk dëshiron që të bëhet i famshëm

Gjatë paraqitjes në “Good Morning America”, Angelina Jolie, ndër të tjera ka folur për fëmijët e saj dhe ka treguar se cili prej tyre e vlerëson më shumë privatësinë.

“Asnjë nga fëmijët e mi nuk dëshirojnë të jenë para kamerës tani. Ata janë mjaft privatë. Shiloh është një person jashtëzakonisht privat. Ata nuk kanë lindur me privatësi, apo jo? Shpresoj që ta kenë atë ndërsa rriten”, tha ajo.

Asnjë prej tyre nuk dëshiron të jetë i famshëm apo të veprojë në mënyrë profesionale.

Megjithatë, Maddox dhe Pax punuan me të në xhirimet e filmit të saj të ri “Maria”.

“Djemtë e mi ishin në xhirime. Ishte e mrekullueshme. Të gjithë fëmijët e mi ‘vuajtën’ kur fillova të këndoja opera nëpër shtëpi, gjë që ishte një makth. M’u desh kohë për t’u përmirësuar”, tha ylli i famshëm ndër tjerash.

Kujtojmë se William dhe Jane Pitt, prindërit e Brad Pitt, kanë frikë se mund të mos i shohin më kurrë nipërit e tyre.

“Para divorcit, ata ishin pjesë e jetës së fëmijëve dhe kalonin shumë kohë së bashku. Është e trishtueshme të shohësh që nuk është më kështu. Është një gjë që fëmijët nuk e shohin babanë e tyre, por gjëja e trishtueshme për Jane dhe Will është se ata nuk kanë asnjë kontakt me nipërit e tyre të dashur”, tha një burim për Daily Mail.

Angelina dhe Brad kanë gjashtë fëmijë: Shiloh, Knox, Vivienne, Maddox, Zahara dhe Pax.

Vivienne, Zahara dhe Shiloh hoqën dorë nga mbiemri i babait të tyre.