Partitë politike kanë afat deri më 28 prill të raportojnë shpenzimet gjatë fushatës në KQZ

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmri Elezi, ka bërë të ditur se deri më 28 prill, e hënë,  partitë politike kanë afat për të raportuar shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore. Elezi ka pohuar se ky është një detyrim ligjor që subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore

Prill 25, 2025 - 18:00
 0  4
Partitë politike kanë afat deri më 28 prill të raportojnë shpenzimet gjatë fushatës në KQZ
partite-politike-kane-afat-deri-me-28-prill-te-raportojne-shpenzimet-gjate-fushates-ne-kqz

partite-politike-kane-afat-deri-me-28-prill-te-raportojne-shpenzimet-gjate-fushates-ne-kqz

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmri Elezi, ka bërë të ditur se deri më 28 prill, e hënë,  partitë politike kanë afat për të raportuar shpenzimet e tyre gjatë fushatës zgjedhore.

Elezi ka pohuar se ky është një detyrim ligjor që subjektet politike që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ.

“Data e fundit për dorëzimin e raporteve financiare të fushatës zgjedhore për 28 subjektet politike të certifikuara për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat u mbajtën më 9 shkurt 2025, është 28 prill 2025”.

“Subjektet politike që morën pjesë në këto zgjedhje janë njoftuar me kohë nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar (ZRCKFSP) për detyrimet e tyre ligjore dhe raportet e fushatës zgjedhore duhet të përfshijnë periudhën nga dita e shpalljes së zgjedhjeve, 16 gusht 2024, deri në ditën e zgjedhjeve, 9 shkurt 2025”, ka thënë Elezi.

Elezi ka shtuar se raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore, ashtu si raportet vjetore financiare, do t’i nënshtrohen procesit të audimit nga auditorë që përzgjidhen nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike nëpërmjet një konkursi të hapur publik për aplikim./Klankosova.tv