Anketa e fundit “RTM” / Garë e ngushtë mes AKI-së dhe VLEN-it, BDI 9.6% – VLEN me 8.6%
Shkup, 16 shtator – Sondazhi i fundit i opinionit publik, i publikuar mbrëmë në Radio Televizionin Maqedonas përpara zgjedhjeve lokale, tregon një përparësi të qartë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE… The post Anketa e fundit “RTM” / Garë e ngushtë mes AKI-së dhe VLEN-it, BDI 9.6% – VLEN me 8.6% first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.

Shkup, 16 shtator – Sondazhi i fundit i opinionit publik, i publikuar mbrëmë në Radio Televizionin Maqedonas përpara zgjedhjeve lokale, tregon një përparësi të qartë të partisë në pushtet VMRO-DPMNE kundrejt opozitës LSDM, ndërsa te blloku politik shqiptar vërehet një ngarë e ngusht mes koalicioni AKI i cili është në epërsi dhe koalicioni VLEN, transmeton Zhurnal.mk
Në pyetjen se për cilën listë këshilltarësh do të votonin, 27.1% e të anketuarve thanë se do të votonin për VMRO-DPMNE-në, ndërsa 10.5% thanë se do të votonin për LSDM-në. Ndërsa te partitë shqiptare për BDI 9.6%, koalicioni VLEN me 8.6%, Levica me 5.9% dhe ZNAM me 4.0%.
Pritjet për fitore në zgjedhje janë gjithashtu në favor të VMRO-DPMNE-së – 29.8% besojnë se partia do të dalë fituese, krahasuar me 8.5% që besojnë në një triumf për LSDM-në.
Sondazhi tregon gjithashtu se për qytetarët, personaliteti i kandidatit për kryetar komune është shumë më i rëndësishëm sesa përkatësia e tij partiake. Plot 62.2% e të anketuarve thanë se cilësitë e kandidatit janë vendimtare për vendimin e tyre, ndërsa vetëm 24.5% e vendosin përkatësinë partiake si përparësi.
Sa i përket pjesëmarrjes, gjysma e votuesve planifikojnë të votojnë. 40.5% thanë se patjetër do të shkojnë në votime, dhe 10.4% se ndoshta do të votojnë. Megjithatë, përqindja e të pavendosurve është e lartë – 24.7% nuk kanë mendim, ndërsa 19.4% thanë qartë se nuk do të votojnë.
Anketa është zhvilluar në anë të bisedave telefonike gjatë shtatorit me prej 1,126 të anketuar.
The post Anketa e fundit “RTM” / Garë e ngushtë mes AKI-së dhe VLEN-it, BDI 9.6% – VLEN me 8.6% first appeared on Agjencia e Lajmeve - Zhurnal.mk.
