Arben Taravari për Edi Ramën: Fitore e sigurtë, shqiptarët meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i BE-së
Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e tij të sigurtë dhe të thellë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje The post Arben Taravari për Edi Ramën: Fitore e sigurtë, shqiptarët meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka përgëzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për fitoren e tij të sigurtë dhe të thellë në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën dje në Shqipëri. Në një postim të tij, Taravari ka theksuar se kjo fitore është një tregues i qartë i dëshirës së shqiptarëve për të avancuar dhe për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, shkruan Flaka.
“Fitore e sigurtë e kryeministrit Rama është një hap i rëndësishëm drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët, të cilët meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i BE-së,” ka deklaruar Taravari.
Taravari ka theksuar se fitorja e Partisë Socialiste nën udhëheqjen e Ramës është një dëshmi e qartë e angazhimit të shqiptarëve për një të ardhme më të mirë, të ndërlidhur me Evropën dhe zhvillimin e vendit.
The post Arben Taravari për Edi Ramën: Fitore e sigurtë, shqiptarët meritojnë të jenë ylli i ardhshëm i BE-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .