Pas largimit të ASH-së, Xhezairi: Kursi i qeverisë Mickoski rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve

“Nëse largimin e ASH-së së doktor Taravarit e marrim punë të kryer, atëherë ky koalicion qeverisës do të vëhet jo përballë sfidave, por problemeve serioze: Zoti Mickoskit askush deri më The post Pas largimit të ASH-së, Xhezairi: Kursi i qeverisë Mickoski rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

maj 12, 2025 - 15:00
 0  3
Pas largimit të ASH-së, Xhezairi: Kursi i qeverisë Mickoski rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve

“Nëse largimin e ASH-së së doktor Taravarit e marrim punë të kryer, atëherë ky koalicion qeverisës do të vëhet jo përballë sfidave, por problemeve serioze: Zoti Mickoskit askush deri më tash nuk ia ka kontestuar fitoret absolute të para një viti, si në zgjedhjet presidenciale, ashtu edhe ato parlamentare. Mirëpo, lë shumë për të dëshiruar kursi i kabinetit të tij qeverisës kur është puna për çështjet që lidhen me shqiptarët”, ka deklaruar gazetari Seladin Xhezairi për Frontline, duke folur për largimin e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni qeveritar, përcjell PressOnline.al

Kjo, sipas tij, ka rënduar dukshëm jo vetëm këtë që ju e quani disbalancë të përfaqësimit etnik në ekzekutiv, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi, të thuash në të gjitha levat e pushtetit.

“Natyrisht se një qasje e këtillë ka dëmtuar dhe po dëmton gjithnjë e më shumë edhe pozitën e vet grupimit politik VLEN në ekzekutiv. Në sensin e dështimit në artikulimin e premtimeve parazgjedhore, si kur është fjala për ato që quhen politika të brendshme, ashtu edhe për kursin në politikën e jashtme. Në të dyja rastet zotimet e tyre rezultojnë tepër të vakta, përkatësisht boshe”, analizon ai.

Ai thekson se me këtë hyxhim që ka marrë, mjerisht, duhet të jetë e para.

“Për shkak se gati-gati po preket seriozisht, për të mos thënë po zhbëhet, ajo ngrehina politiko-kushtetuese e ndërtuar me shumë mund e sakrifica nga klasa politike maqedono-shqiptare. Unë edhe mund ta kuptoj breshërinë e akuzave në adresë të partisë më të madhe shqiptare, por nuk e kuptoj mungesën e sensit politik për degradimin institucional të shqiptarëve, si kur është fjala për përfaqësimin, ashtu edhe për, fjala vjen, përdorimin zyrtar edhe të gjuhës shqipe. Dhe, kjo dëmton para së gjithash grupimin politik shqiptar në qeveri: Uroj të mos kem të drejtë, por nesër shqiptarët do të mund t’i thurrin lavde Kryeministrit dhe partisë së tij, jo për diçka tjetër, por për forcimin e kauzës shqiptare në këto troje! Për shkak se pozicionimi i tij, i tillë çfarë është, gjithnjë e më shumë synon që shqiptarët t’i mbështesë për muri. Argumente a prova për këtë keni sa të doni. Dhe, kur inati të vjen majë hunde, atëherë veprimet edhe mund të jenë – të paparashikueshme”, nënvizoi ai.(PressOnline.al)

The post Pas largimit të ASH-së, Xhezairi: Kursi i qeverisë Mickoski rrezikon përfaqësimin e shqiptarëve appeared first on Flaka, në çdo lajm... .