Arbër Ademi për Euronews: Gjuha shqipe është e garantuar me amandamentin 5 të kushtetutës së RMV (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi përdorimin e gjuhës shqipe dhe nëse e njejta është zyrtare. Ademi ka theksuar se gjuha shqipe është zyrtare e garantuar me Kushtetutë duke u thirur në amandamentin pesë të kushtetutës së Maqedonisë së Veriut i cili […]

Prill 9, 2026 - 12:00
Arbër Ademi për Euronews: Gjuha shqipe është e garantuar me amandamentin 5 të kushtetutës së RMV (VIDEO)

Sekretari i përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi në një intervistë për Euronews Albania ka folur mbi përdorimin e gjuhës shqipe dhe nëse e njejta është zyrtare. Ademi ka theksuar se gjuha shqipe është zyrtare e garantuar me Kushtetutë duke u thirur në amandamentin pesë të kushtetutës së Maqedonisë së Veriut i cili përcakton se gjuhë zyrtare e në Maqedoninë e Veriut është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj dhe gjuha të cilën e flasin 20% e popullatës, dhe që në fakt 20% e popullatës që flasin gjuhë tjetër janë shqiptarët dhe gjuha shqipe, shkruan Top24

Ademi më tej shtoi se këtë pjesë në mënyrë plotësuese e regullon edhe ligji për përdorimin  e gjuhëve dhe i njejti përcakton nivelin e përdorimit të gjuhëve dhe kjo nuk ka vend për diskutime të tjera.