Arbër Jashari: Presidentja Vjosa Osmani ka vetëm edhe 3 ditë mandat, nga 5 prilli posti kalon te kryetarja e Kuvendit

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është drejt përfundimit dhe se ajo ka në dispozicion vetëm edhe 3 ditë për të ushtruar detyrën e saj. Sipas Jasharit, duke marrë për bazë datën 1 prill, presidentja Osmani mund të qëndrojë në detyrë vetëm deri më 4 prill, ndërsa nga

Prill 1, 2026 - 19:30
Arbër Jashari: Presidentja Vjosa Osmani ka vetëm edhe 3 ditë mandat, nga 5 prilli posti kalon te kryetarja e Kuvendit
arber-jashari:-presidentja-vjosa-osmani-ka-vetem-edhe-3-dite-mandat,-nga-5-prilli-posti-kalon-te-kryetarja-e-kuvendit

arber-jashari:-presidentja-vjosa-osmani-ka-vetem-edhe-3-dite-mandat,-nga-5-prilli-posti-kalon-te-kryetarja-e-kuvendit

Avokati Arbër Jashari ka deklaruar se mandati i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani është drejt përfundimit dhe se ajo ka në dispozicion vetëm edhe 3 ditë për të ushtruar detyrën e saj.

Sipas Jasharit, duke marrë për bazë datën 1 prill, presidentja Osmani mund të qëndrojë në detyrë vetëm deri më 4 prill, ndërsa nga 5 prilli ajo nuk do të jetë më në këtë pozitë.

“Presidentja ka edhe 3 ditë mandat. Me 5 prill ajo duhet ta lirojë zyrën,” tha Jashari në Gazeta.

Tutje, ai ka sqaruar se në një situatë të tillë, kompetencat e presidentit do të kalojnë te kryetarja e Kuvendit të Kosovës, konkretisht Albulena Haxhiu, e cila sipas tij do të ushtrojë detyrën e presidentes.

Sipas interpretimit të Jasharit, kjo pozitë mund të ushtrohet për një periudhë deri në 6 muaj, deri në zgjedhjen e presidentit të ri./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

https://youtu.be/1T2elck8b2A