Ardian Gjini: Kurtit i është dhënë oferta nga SHBA për hyrje të shpejt në NATO, por e ka refuzuar
Zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini , ka folur për sloganin e tyre kryesore për hyrjen direkt të Kosovës në NATO. Gjini ka folur për atë që quhet “Membership Action Plan”, si një rrugë më e shpejt për anëtarësim në Aleancën Veri Atlantike, krahasim me rrugët e tjera të anëtarësimit. Zyrtari i Aleancës në
Zyrtari i lartë i AAK-së, Ardian Gjini, ka folur për sloganin e tyre kryesore për hyrjen direkt të Kosovës në NATO.
Gjini ka folur për atë që quhet “Membership Action Plan”, si një rrugë më e shpejt për anëtarësim në Aleancën Veri Atlantike, krahasim me rrugët e tjera të anëtarësimit.
Zyrtari i Aleancës në një intervistë për Pressing të T7, ka thënë se kjo hyrje më e shpejt e Kosovës në NATO i ishte ofruar kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në këmbim të kryerjes së dy apo tri punëve të shtëpisë, megjithatë Gjini thotë se Kurti ka refuzuar.
Ai ka thënë se Kurit një ditë do të detyrohet të tregojë se pse ka refuzuar një ofertë të tillë për anëtarësim në NATO.
Ai ka sqaruar se ka pasuar biseda lidhur me këtë metodë të anëtarësimit të Kosovës në NATO gjatë kohës sa Ramush Haradinaj ka qenë kryeministër dhe ka shtuar se janë të informuar shumë mirë se një anëtarësim i shpejt i Kosovës në NATO i është ofruar edhe kryeministrit Albin Kurti, përmes senatorit amerikan Murphy.
“Këto biseda kanë ndodhur ma herët, nuk janë t’u ndodhë tash. Nuk janë të sotit. Këto biseda kanë ndodhur sa ka qenë Haradinaj kryeministër. Me shku drejtpërdrejt. Ne jemi të informuar pastër, që kjo mundësi i është ofruar edhe Albin Kurtit. Mesazhi i është dërguar përmes Senatorit Murphy që ekziston mundësia që përmes MAP-it, që Kosova me e gjetë rrugën shpejt”, ka thënë Gjini.