Abdixhiku prezanton projektet 5 miliardëshe para bizneseve të mëdha: Duam të investojmë fort dhe atë shpejtë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka takuar sot takova 150 bizneset më të mëdha të Kosovës. Para këtyre bizneseve Abdixhiku ka prezantuar projektet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 5 miliardë investime në 4 vjet. “Jam i lodhur nga tema politike që një lyerje
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ka takuar sot takova 150 bizneset më të mëdha të Kosovës.
Para këtyre bizneseve Abdixhiku ka prezantuar projektet e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 5 miliardë investime në 4 vjet.
“Jam i lodhur nga tema politike që një lyerje ure e mbajnë si lajm politik dy muaj rresht; e një urë Badovci 35 metrash nuk e ndërtojnë tash e 3 vjet”, ka thënë kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, gjatë takimit me 150 bizneset më të mëdha të vendit.
Sipas tij, Kosova nuk ka kohë për të humbur më, andaj do të investohet fort dhe shpejtë.
“Duam ta rrisim borxhin publik, të kemi partneritete publiko-private, të privatizojmë asete që në pronësi publike sjellin vetëm humbje, e të rrisim invesitmet kapitale si domosodshmëri e rigjenerimit kapital të Kosovës; rigjenermim që nuk ka ndodhur në mbi 6 dekada”, ka thënë Abdixhiku./Gazeta10