Ardian Gjini largohet nga kreu i AAK’së në Gjakovë, Flamur Fetahaj votohet si kryetar i ri
Flamur Fetahaj është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë, pozitë kjo që mbahej deri më tani nga Ardian Gjini, kryetar aktual i kësaj komune. Haradinaj ka njoftuar për një vendim të tillë, të marrë pas kuvendit zgjedhor të dhjetë të degës në Gjakovë. Gjini synon që të marrë drejtimin


Flamur Fetahaj është zgjedhur kryetar i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Gjakovë, pozitë kjo që mbahej deri më tani nga Ardian Gjini, kryetar aktual i kësaj komune.
Haradinaj ka njoftuar për një vendim të tillë, të marrë pas kuvendit zgjedhor të dhjetë të degës në Gjakovë. Gjini synon që të marrë drejtimin e AAK’së, pasi që Ramush Haradinaj ka bërë të ditur më herët se nuk do të garojë më për kryetar partie.
“Gjakova e dijes, kulturës dhe atdhedashurisë, për shumë mandate ia besoi Aleancës udhëheqjen me komunën. Nën drejtimin e kryetarit Ardian Gjini, një prej më të vlerësuarve në qeverisje lokale, Gjakova ka fituar dinjitetin e një qyteti që zhvillohet me punë, me përkushtim dhe me rezultate konkrete. Investimet e shumta, projektet transformuese dhe qasja e drejtë ndaj çdo qytetari e kanë kthyer këtë qytet në një model të mirëqeverisjes lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm”, thuhet në shkrimin e Haradinajn.
“Përgëzoj për zgjedhjen si kryetar i Degës, Flamur Fetahajn, aktualisht nënkryetar i komunës, një kuadër i dëshmuar dhe i përkushtuar, i cili shquhet për angazhimin dhe shërbimin e tij ndaj qytetarëve të Gjakovës. Mirënjohje ndaj kryetarit të deritanishëm të Degës, Ardian Gjini dhe strukturave që ndër vite kanë dhënë kontribut të çmuar që Aleanca të jetë forca e parë politike në Gjakovë. Kryetarit të sapozgjedhur, Flamur Fetahaj, si dhe të gjitha strukturave të reja të zgjedhura nga ky Kuvend, ju uroj mbarëvajtje dhe suksese në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të marra”, përmbyllet shkrimi. /Insajderi.org/
