Arian Tahiri: Mitrovica ka nevojë për më shumë kujdes ndaj të moshuarve

Gjatë një takimi të ngrohtë me pensionistët e Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat për kryetar të komunës, bisedoi nga afër për sfidat e tyre të përditshme – nga mungesa e shërbimeve shëndetësore, te nevoja për më shumë hapësira sociale. “Pimë çaj, qeshëm dhe luajtëm një lojë shahu që do ta mbaj mend gjatë. Mitrovica nuk ndërtohet

tetor 1, 2025 - 16:00
 0
Arian Tahiri: Mitrovica ka nevojë për më shumë kujdes ndaj të moshuarve
Arian Tahiri: Mitrovica ka nevojë për më shumë kujdes ndaj të moshuarve

Arian Tahiri: Mitrovica ka nevojë për më shumë kujdes ndaj të moshuarve

Gjatë një takimi të ngrohtë me pensionistët e Mitrovicës, Arian Tahiri, kandidat për kryetar të komunës, bisedoi nga afër për sfidat e tyre të përditshme – nga mungesa e shërbimeve shëndetësore, te nevoja për më shumë hapësira sociale.

“Pimë çaj, qeshëm dhe luajtëm një lojë shahu që do ta mbaj mend gjatë. Mitrovica nuk ndërtohet vetëm me projekte, por me ndjeshmëri dhe respekt për çdo brez,” tha Tahiri.

Ai u zotua për ndërtimin e një shtëpie të denjë për të moshuarit, që do të ofrojë kujdes, ngrohtësi dhe dinjitet, ashtu siç ata e meritojnë.

Ky premtim vjen si pjesë e një vizioni më të gjerë për një Mitrovicë gjithëpërfshirëse, ku askush nuk mbetet pas – veçanërisht ata që kanë dhënë më shumë për qytetin.