Armë, para dhe drogë janë gjetur në Shkup dhe Gostivar, dy të arrestuar
Në shtëpinë e 27-vjeçarit D.A. Policia ka gjetur mbi katër kilogramë marijuanë, njofton MPB. Në bastisjen që u krye mbrëmë në orën 21:35 në shtëpinë e D.A. në lagjen Draçevë të Shkupit janë gjetur edhe 18 pako me lëndë pluhuri – amfetaminë, si dhe materie e bardhë me gunga, transmeton Portalb.mk. Nga Policia thonë se […]
Në shtëpinë e 27-vjeçarit D.A. Policia ka gjetur mbi katër kilogramë marijuanë, njofton MPB. Në bastisjen që u krye mbrëmë në orën 21:35 në shtëpinë e D.A. në lagjen Draçevë të Shkupit janë gjetur edhe 18 pako me lëndë pluhuri – amfetaminë, si dhe materie e bardhë me gunga, transmeton Portalb.mk.
Nga Policia thonë se D.A. i është hiqur liria dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim penal me procedurë të shpejtë nga neni 215 i Kodit Penal.
Nga ana tjetër, me datë 10.12.2024 në ora 22:00 në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria Xh.Z (29) nga Debreshi, Gostivar.
“Gjatë bastisjes së ushtruar me vendim gjykate në banesë dhe ambiente ndihmëse në fshatin Debresh, ku jeton me bashkëshortin e saj D.N.(29) nga Debreshi, janë gjetur disa pako me marijuanë, një saksi me kërcell kanabisi të mbjellë, një kuti me fara kanabisi, dy peshore digjitale, një pushkë, 144 copë fishekë dhe para”, thonë nga MPB.
Ajo është ndaluar në stacion dhe po merren masa për gjetjen e D.N., i cili nuk ka qenë i pranishëm gjatë bastisjes. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresë përkatës.