Ish drejtori i EMV-së, Stefanov u soll para gjykatës në Shkup
Ish-drejtori i EMV-së në Maqedoninë e Veriut, Vasko Stefanov, mëngjesin e sotëm është dërguar në Gjykatën Penale me pranga. Ai është njëri nga 23 të dyshuarit për krim në Termocentralet e Maqedonisë, në vlerë prej 6.5 milionë euro, transmeton Portalb.mk. Stefanov është ndaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc. Stefanov së bashku me 22 persona tjerë, akuzohen […]
Ish-drejtori i EMV-së në Maqedoninë e Veriut, Vasko Stefanov, mëngjesin e sotëm është dërguar në Gjykatën Penale me pranga. Ai është njëri nga 23 të dyshuarit për krim në Termocentralet e Maqedonisë, në vlerë prej 6.5 milionë euro, transmeton Portalb.mk.
Stefanov është ndaluar në vendkalimin kufitar Tabanoc. Stefanov së bashku me 22 persona tjerë, akuzohen se me vetëdije në periudhën 13.04.2023-23.08.2024 si zyrtarë në Sh.A. “EMV” dhe “Posta e Maqedonisë së Veriut”, kanë krijuar grup që kanë keqpërdorur thirrjet publike, kontratat publike-private, pozitën zyrtare dhe autoritetin dhe kanë shpërlarë para, vepra të dënueshme në bazë të Kodit Penal.
Ata i kanë mundësuar operatorëve ekonomik zbatimin e procedurave për blerjen e aditivëve për thëngjill, duke arritur përfitime në vlerë prej 397 miliard denarë. Me qëllim fshehjen e gjurmëve për veprat e kryera penale, ata në periudhën 24.11.2023-28.06.2024 kanë qarkulluar mjete financiare në vlerë prej 414.766.400 denarë.
Prokuroria sqaroi që aksioni është në rrjedhë dhe janë duke u siguruar materiale dëshmi në bazë të të cilave prokuroria do të marrë vendim për të dyshuarit.
Ndryshe, këto persona dyshohen për organizim të një shoqate kriminale për shpërdorim të thirrjes publike për prokurimin e aditivëve, e cila ka shkaktuar një dëm prej 6.5 milionë euro. Vasko Kovaçevski, ish-drejtor i EMV-së dhe ish-anëtar i Bordit Drejtues të kompanisë, është një nga emrat e njohur të përfshirë në aksionin e MPB-së më 10 dhjetor për zbardhjen e disa veprave që kanë të bëjnë me krimin epik në REK Manastir, TC Oslomej dhe TC Negotina, për të cilën flitet prej kohësh. Mes të dyshuarve janë: Pece Matevski, Ardian Muça, Danço Stojanovski, Maja Jordanova, Nebojsha Stojanoviq.