Arratiset zyrtari i lartë në Itali? Këlliçi: Pritet goditje e tij për aferën e inceneratorëve

Demokrati Belind Këlliçi thotë se flitet për arratisjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçit. Në një lidhje direkte për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, politikani shprehet se pritet një goditje e drejtësisë ndaj Agaçit pasi sipas tij, ky i fundit rezulton i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aferën e […]

shkurt 26, 2025 - 00:00
 0  10
Arratiset zyrtari i lartë në Itali? Këlliçi: Pritet goditje e tij për aferën e inceneratorëve

Demokrati Belind Këlliçi thotë se flitet për arratisjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçit.

Në një lidhje direkte për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, politikani shprehet se pritet një goditje e drejtësisë ndaj Agaçit pasi sipas tij, ky i fundit rezulton i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorëve.

Megjithatë, Këlliçi shton se këto informacione janë ato që ka dëgjuar dhe nuk di të thotë nëse janë të vërteta ose jo.

Besard JacajDuke marrë parasysh se jeni politikan dhe herë pas here flisni për atë që ndodh dhe referuar burimeve tuaja, a prisni lëvizje të tjera nga puna e drejtësisë deri më 11 Maj? E kam fjalën dhe majtas, edhe djathtas.

Belind KëlliçiNuk kam informacione të tilla. Sigurisht që në Tiranë dëgjon historira në aspektin e tryezave politike dhe mediatike nga më të ndryshmet. Sigurisht, ka një informacion në lidhje me arratisjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçit, me zhdukjen e tij nga qarkullimi dhe me largimin e tij në Itali. Në 2 javët e fundit flitet për një arratisje të tij për shkak se pritet një goditje e tij për shkak të përfshirjes së tij në mënyrë të drejtpërdrejtë në aferën e inceneratorëve. Këto nuk di të ta ndaj a janë lajme të vërteta apo janë thashetheme gazetarësh apo ngjarje të ngjashme. I bëj thirrje çdo prokurori që të zbatojë ligjin për denoncimet që janë me bazë dhe kanë të bëjnë me korrupsionin e zyrtarëve të lartë të shtetit.

I pyetur nga gazetari Jacaj se a mendon se SPAK kontrollohet nga Kryeministri Rama, Këlliçi thotë se në Prokurorinë e Posaçme, sipas tij, ka prokurorë që zbatojnë ligjin, por ka edhe të tjerë që janë nën ndikimin e pushtetit.

“Ka segmente të caktuara brenda SPAK, ka prokurorë të caktuar që janë nën ndikimin e pushtetit. Jo të gjithë prokurorët janë njësoj. Edi Rama ka dorën e tij brenda SPAK, kjo është parë edhe tek inceneratori i Tiranës, Sterilizimi, Check Up dhe të gjitha aferat që përfshijnë Kryeministrin”, shprehet Këlliçi.

/tvklan.al