Rama ironizon Vrenozin: Pse kot e thashë unë që është 1-shi i vërtetë i PD

Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi sot mbajti një fjalë në takimin që kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi me demokratët në Korçë. Gjatë fjalës së Vrenozit, qytetarët u ngritën në këmbë duke e mbështetur dhe duke bërë thirrje për fitorë të PD në zgjedhjet e 11 majit. Truma u ekzaltua edhe më shumë kur […]

Prill 22, 2025 - 23:00
 0  4
Rama ironizon Vrenozin: Pse kot e thashë unë që është 1-shi i vërtetë i PD

Korçari më i famshëm, Ilir Vrenozi sot mbajti një fjalë në takimin që kryetari i PD, Sali Berisha zhvilloi me demokratët në Korçë.

Gjatë fjalës së Vrenozit, qytetarët u ngritën në këmbë duke e mbështetur dhe duke bërë thirrje për fitorë të PD në zgjedhjet e 11 majit.

Truma u ekzaltua edhe më shumë kur Vrenozi tregoi se si e refuzoi takimin me kryeministrin Edi Rama, madje edhe duke e fyer atë.

Për këtë ka reaguar vetë Rama, i cili ka ironizuar , Ilir Vrenozin dhe kryedemokratin Berisha.

“Po pse kot e thashë unë që Vrenozi është 1-shi i vërtetë i PD-së! Shikojeni se si e shpërthen ai një sallë të tërë me sharjet e tij ekstreme e me thirrjet ndaj fantazisë erotike të audiencës fanatike, që ta kuptoni deri në fund se çfarë kënete është PD-ja! Bufi as në ëndërr se kap dot më atë nivel ekzaltimi të turmës së habitatit të tij të lashtë. Për mua Vrenozit i takon kapelja e Bufit deri në 11 maj dhe pas 11 majit edhe froni i mbretit të kënetës. Po ju si mendoni?”-shkruan Rama.