Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar misionet diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një shtetasi të Kosovës, nën akuzat për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999, përcjell Gazeta Express. Në reagimin e kësaj ministrie thuhet se për këto raste Zyra

tetor 13, 2024 - 00:00
 0  6
Arrestimi i shtetasit të Kosovës në Serbi, MPJ: Kemi njoftuar misionet diplomatike
arrestimi-i-shtetasit-te-kosoves-ne-serbi,-mpj:-kemi-njoftuar-misionet-diplomatike

arrestimi-i-shtetasit-te-kosoves-ne-serbi,-mpj:-kemi-njoftuar-misionet-diplomatike

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të brendshëm të Serbisë, lidhur me arrestimin e një shtetasi të Kosovës, nën akuzat për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999, përcjell Gazeta Express.

Në reagimin e kësaj ministrie thuhet se për këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.

Poashtu institucionet e Kosovës kanë informuar edhe ndërkombëtarët teksa thanë se janë duke e përcjell këtë rast.

Njoftimi i plotë:

Mediat serbe kanë përcjellur sot deklaratën e Ministrit të Brendshëm të Serbisë, Ivica Daçiq, sipas të cilit policia e Serbisë sot, e shtunë, 12 tetor 2024, në ora 6.00 të mëngjesit, në vendkalimin kufitar Serbi-Hungari, në Horgosh, ka arrestuar, personin me inicialet M.I., shtetas i Republikës së Kosovës, nën akuzat për gjoja krime të luftës kundër popullsisë jo-shqiptare gjatë luftës në Kosovë më 1999.

Ministri i brendshëm serb pretendon në deklaratën e tij se rasti  ka të bëjë me gjoja rrëmbimin një çifti bashkëshortor të etnisë serbe në Prishtinë, nga M.I. në Qershor 1999, të cilët pastaj sipas pretendimeve të Daciq qenkan dërguar në një burg të improvizuar, ku i qenkan nënshtruar dhunës fizike dhe psikologjike.

Shtetasit të Kosovës M.I. organet policore i kanë shqiptuar masën e arrestit prej 48 orëve, ndërsa thuhet që pas kësaj periudhe ai do t’i dorëzohet Prokurorisë së Lartë për Krime të Luftës së Beogradit për procedura të mëtejme.

Poashtu sot, rreth orës 8:00 të mëngjesit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës u ndalua dhe u mor në pyetje nga policia kufitare serbe në pikën kufitare të Merdares, ndërsa po udhëtonte me autobus nëpër Serbi drejt Republikës Federale të Gjermanisë. Pas disa orësh ndalimi, z. Berisha u lirua dhe po vazhdon udhëtimin drejt Gjermanisë.

Lidhur me këto raste Zyra Ndërlidhëse e Republikës së Kosovës në Serbi ka reaguar menjëherë duke i dërguar kërkesë zyrtare Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë për të konfirmuar vërtetësinë e rastit të arrestimit dhe për të siguruar informacionet relevante, përfshirë identitetin e plotë të personit të arrestuar, rrethanat e arrestit dhe lokacionin aktual ku ai po mbahet.

Për këtë çështje janë njoftuar edhe misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Serbi, si dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Serbi. Në të njëjtën kohë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka njoftuar misionet diplomatike të vendeve të Kuint-it të akredituara në Kosovë dhe Delegacionin e Bashkimit Evropian.

Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke ndjekur nga afër këtë rast dhe do t’iu mbajmë të informuar rreth detajeve tjera.