Arrestohen 6 persona për vozitje pa patentë shoferi në Tetovë dhe Gostivar
Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në rajonin e SPB Tetovë janë shoqëruar gjashtë persona për drejtim të automjeteve pa leje drejtimi. “Në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, në ora 12:00 dhe 12:35, janë privuar nga liria I.I. (65) nga fshati Pallaticë dhe I.J. (62) nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikleta”, njofton policia. Po ashtu, […]
Gjatë ditës dhe natës së kaluar, në rajonin e SPB Tetovë janë shoqëruar gjashtë persona për drejtim të automjeteve pa leje drejtimi.
“Në rrugën ‘Bllagoja Toska’ në Tetovë, në ora 12:00 dhe 12:35, janë privuar nga liria I.I. (65) nga fshati Pallaticë dhe I.J. (62) nga Tetova, të cilët drejtonin motoçikleta”, njofton policia.
Po ashtu, është ndaluar edhe një i mitur.
“Në rrugën ‘Iliria’ në Tetovë, në ora 13:45, në prani të prindit është privuar nga liria një 15-vjeçar nga Tetova, i cili drejtonte motoçikletë”, thuhet në njoftim.
Në raste të tjera janë ndaluar edhe disa persona në Tetovë dhe Gostivar.
“Në ‘Çarshinë e Epërme’ në Tetovë është ndaluar R.I. (26) nga fshati Trebosh, i cili drejtonte automjet ‘Porsche’, ndërsa në Gostivar janë ndaluar A.S. (20) nga Debreshi me ‘Range Rover’ dhe A.Sh. (52) nga Çegrani me ‘Audi’”, informon policia.TS